Maqedoni, në një makinë “Audi A6” u gjetën 14 emigrantë

Në një automobil të tipit “Audi A6” dje janë gjetur 14 emigrantë nga Pakistani, të cilët sipas të gjitha gjasave janë transportuar në mënyrë ilegale, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të policisë, automobili me emigrantë është gjetur në ora 5, në pompën e benzinës në fshatin Udovë të Vallandovës. Në veturë, përskaj numrit të madh të emigrantëve, ka munguar shoferi, i cili sipas të gjitha gjasave ka ikur.

“Pas kryerjes së ekspertizës, në ora 06:00 vetura dhe emigrantët janë marrë nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në pikën kufitare “Bogorodicë”. Për rastin është njoftuar prokurori publik, i cili urdhëroi që vetura të mbahet në Stacionin Policor të pikës kufitare “Bogorodicë”, ndërkaq emigrantët janë dorëzuar në Qendrën Pranuese për të Huaj në Shkup për procedurë të mëtutjeshme. Përndryshe, vetura ka pasur targa nga një automjet transportues “Zastava”. Po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e plotë të rastit”, informojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button