fbpx

Përfundoi marshi dyjavor për paqe

Mijëra izraelite dhe palestineze mbërritën në Jerusalem, me çka ka përfunduar marshi dyjavor të cilin e kaluan nëpër Izrael dhe Bregun Perëndimor duke kërkuar arritje të marrëveshjes paqësore.

Marshi, në organizim të lëvizjes “Gra për paqe”, filloi më 24 shtator dhe në të morën pjesë gra, të cilat kanë qenë viktima të dhunës në përleshjen izraelito-palestineze.

Disa mijëra gra, pjesa më e madhe e izraeliteve mbrëmë vonë mbërritën në Jerusalem. Ato ishin të veshura me rroba të bardha dhe transparentë me të cilët apelohet për paqe.

“Izraelitet dëshirojnë, nëse është e mundur, ta pengojnë luftën e ardhshme dhe përpiqen sa më shpejtë që është e mundur të arrihet marrëveshje midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ky marsh nuk është vetëm edhe një protestë, por mënyrë që të thuhet se dëshirojmë paqe dhe së bashku mund ta arrijmë”, deklaroi njëra nga organizatoret e marshit, Mari-Lin Smaxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button