Kërkohen masa për punë të pavarur dhe objektive të Antikorrupsionit

Komisioni për Ndjekjen dhe Parandalim të Korrupsionit në Maqedoni, për të cilin raportet e shumta vlerësuan se punoi në mënyrë jo të pavarur, jo profesionale dhe nën diktat të politikës dhe që kishte vështirësi në zbatimin e ligjit të antikorrupsionit, që të përmirësoj funksionimin e tij duhet të zbatojë mekanizma ndaj vetes dhe pushtetarëve në Maqedoni. Kështu vlerësoi drejtoresha e “Transparency Maqedoni”, Sllagjana Taseva në konferencën e sotme “Modeli i Antikorrupsionit”, shkruan Portalb.mk.

“Tashmë një kohë të gjatë si ekspertët profesional dhe ata mbikëqyrës së punës së Antikorrupsionit kanë konkluduar se ky institucionet nuk ka qenë i pavarur, korrekt. Këtu del nevoja se vetë antikorrupsioni duhet të parasheh masa për mënyrën e funksionimit të vet dhe atyre që janë në pushtet”, tha Taseva.

Në Antikorrupsion nuk ka pasur vetëm pengesë në zbatimin e ligjit, por edhe në mënyrën se si është zbatuar. Krahas kësaj, parashihet edhe zbatim të mekanizmit shtesë për të mundësuar ingeritet të strukturës antikorruptive.

“Fillimisht duhet të përforcohen kapacitetet e antikorrupsionit, duhet të zbatohet mekanizëm që do të dëshmojë se në antikorrupsion do të punojnë njerëz me integritet dhe që nuk do të jenë nën ndikim politik. Duhet të punohet edhe në ngritjen e kapacitetet për zbatim të ligjit për antikorrupsion sepse kjo është dëshmuar se ka munguar. Pengesa në zbatimin e ligjit të antikorrupsion kanë ardhur nga konfliktet e interesit, punës selektive, mungesës së pavarësisë. Por duhet të kemi parasysh se ne nuk duhet të kopjojmë antikorrupsionet e shteteve tjera, por të bëjmë model që do të funksionojë këtu në Maqedoni”, tha Taseva.

Në ngjarje i pranishëm ishte edhe ishdrejtori i Antikorrupsionit të Sllovenisë, Drago Kos, i cili tha se para se të bëhen ndryshimet, duhet të vendos se nga do e orientojë veten.

“Antikorrupsioni i Maqedonisë ka pasur kriza në të kaluarën. Jo vetëm në Slloveni por edhe në tërë rajonin është paraqitur nevoja e ndryshimit të ligjit për antikorrupsionin. Maqedonia fillimisht duhet të vendos se me cilin vendim të ndryshimit të ligjit duhet të përqendrohet që të punojë në mënyrë objektive, të pavarur”, tha Kos.

Përndryshe, për punën e Antikorrupsionit në vazhdimësi ka pasur kritika, u tha se edhe pse korrupsioni lulëzon në Maqedoni ky institucion nuk e kryen punën e tij. U pa se derisa PSP kërkonte materiale për dëshmi në punën e saj, Antikorrupsioni i shkatërronte të njëjtat.

Kujtojmë se raporti i kërkuar me Planin 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë në të cilin kërkohet që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në Maqedoni të dëshmojë për punën pesëvjeçare në rastet e Antikorrupsionit, nuk ka detaje, sepse nga Antikorrupsioni refuzojnë të përgjigjen për këtë. Edhe pse nga Antikorrupsioni thanë se kjo është dërguar në Qeverinë e Maqedonisë, nga atje njoftuan se një raport i tillë nuk ka arritur ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button