Naumovski nuk do të jetë më negociues për çështjen e emrit

Ambasadori i SHBA-së Vasko Naumovski me siguri nuk do të jetë më negociues në çështjen e emrit të Maqedonisë. Qeveria mendon të propozojë përfaqësues të ri në negociatat me Greqinë që zhvillohen nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, publikoi Faktor Magazin, njofton Portalb.mk.

Tani për tani akoma nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Naumovskin mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Sipas njohurive të Faktor Magazinë, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nuk ka besim te Naumovski dhe tashmë mendon se kush mund ta zëvendësojë atë. Për shkarkimin e tij pëlqim duhet të jep edhe shefi i shtetit dhe kështu pritet që procedura për emërimin e negociatorit të zgjasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button