Maqedoni, “Most”: E dënojmë dhunën në fushatën për zgjedhje lokale

Asociacioni qytetar “Most” dënon çfarëdo lloj dhune dhe i ka ftuar pjesëmarrësit në zgjedhje që të përmbahen nga keqpërdorimet, ndërkaq institucionet kompetente t’i hetojnë incidentet, njofton Portalb.mk.

Nga asociacioni theksojnë se gjatë fushatës janë vërejtur disa raste të izoluara të keqpërdorimit të resurseve publike, më së shpeshti nga krerët e komunave të cilët janë kandidatë në zgjedhje.

“Është vërejtur trysni për marrje pjesë në ngjarje partiake në një komunë dhe organizim të ngjarjes partiake gjatë kohës së punës në dy komuna nga ana e krerëve të komunave nga VMRO-DPMNE, por edhe një rast me shantazh për votim të kandidatit të pavarur”, thonë nga “Most”.

Në lidhje me punën e administratës zgjedhore, nga “Most” theksojnë se një pjesë e vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë miratuar në seanca pa u informuar vëzhguesit.

“KSHZ nuk i ka miratuar procesverbalet e tyre në kohë, që ka pamundësuar kontroll të plotë të punës së tyre, ndërkaq një pjesë e vendimeve të miratuara nuk janë publikuar në ueb-faqen zyrtare”, thuhet në kumtesë.

Nga “Most” gjithashtu theksojnë se Kodi Zgjedhor nuk guxon që të ndryshohet gjatë procesit zgjedhor, duke aluduar për ndryshimet të cilët u bënë që të ndryshohet përbërja e KSHZ-së, gjegjësisht në përbërjen e re të hyjë përfaqësuesja e Lëvizjes BESA.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button