Shefat e diplomacive të Suedisë dhe Finlandës për vizitë në Maqedoni

Shefat e diplomacive të Suedisë dhe Finlandës, Margot Valstrom dhe Timo Soini sot qëndrojnë për vizitë kthyese në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Aktivitetet reformuese të Qeverisë të përmbajtura në Planin 3-6-9, implementimi i tyre, i domosdoshëm, për plotësimin e kritereve të nevojshme për fillimin e bisedimeve inkuadruese me BE-në do të jenë pjesë e temave, për të cilat do të bisedojnë ministrat e punëve të jashtme.

Pritet të shkëmbehen opinione edhe për mundësinë për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me theks në bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investuesve të rinj nga Suedia dhe Finlanda, si dhe për bashkëpunimin në arsim dhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button