Jakshiq: Duhet një qasje e re në dialog

Rreziku nga forcimi i ndikimit rus në Ballkan e ka zgjuar Perëndimin, dhe kjo është prapavija e përpjekjeve perëndimore për të ringjallur procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, thotë Boshko Jakshiq, gazetar dhe komentues politik serb, me përvojë të gjatë raportimi nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, njofton Koha.net.

Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, pas pjesëmarrjes në debatin e organizuar javën e kaluar në kuadër të Forumit 2015 nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) rreth perspektivës së dialogut të Brukselit, Jakshiq flet pse ende nuk është reale të pritet që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës, si dhe çka, në fakt, mund të prodhojë i ashtuquajturi “dialog i brendshëm” rreth Kosovës, që u nis në Serbi nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Jakshiq pajtohet se dialogu duhet ndërruar formën, meqë tani është një proces që mbahet me “makina për frymëmarrje artificiale”, por beson se përpjekja e BE-së për të ndryshuar formën e negociatave nuk do të mjaftojë, sepse “zgjidhja është në ndryshimin thelbësor të qasjes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button