Trump dhe senatori Corker shkembejnë mesazhe fyese në Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe senatori republikan, Bob Corker, kanë shkëmbyer mesazhe fyese në Twitter, përcjell REL.

Derisa, Trump e ka fajësuar ish-presidentin amerikan, Barack Obama, për marrëveshjen me Iranin, Corker është shprehur se Trump po e drejton vendin drejt një “Lufte të tretë botërore”.

“Senatori Bob Corker më është ‘lutur’ që ta mbështes të rikandidoj në shtetin e Tenesi”, Trump i kishte thënë jo, dhe Corker kishte hequr dorë nga gara, ka shkruar Trump në Twitter.

Tutje, presidenti Trump ka shtuar duke thënë se “ Bob Corker është përgjegjës për marrëveshjen me Iranin…”

Ndërsa senatori Corker është përgjigjur po ashtu në tëitter duke shkruar se “Është turp që Shtëpia e Bardhë është bërë një qerdhe për të rritur”.

Që kur kishte shpallur pensionimin e tij nga Senati, Croker është përballur me kritika nga presidenti, Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button