Presidenti katalonas Puçdemon: Do ta zbatojmë ligjin për referendum

Katalonja do ta zbatojë ligjin për referendum, i cili bën thirrje në shpalljen e pavarësisë nëse referendumi tregon se shumica e votuesve janë për ndarje, deklaroi mbrëmë presidenti katalonas, Karles Puçdemon.

“Shpallja e pavarësisë, të cilën ne e nuk quajmë ‘të njëanshme’, është paraparë me ligjin për referendm si zbatim të rezultatit. Do ta zbatojmë atë që e imponon ligji”, deklaroi Puçdemon.

Sipas ligjit katalonas, parlamenti i rajonit autonom do të duhej të shpallë pavarësi të Katalonjës në afat prej 48 orëve pasi autoritetet katalonase zyrtarisht të shpallin fitore të votave në dobi të ndarjes.

Qeveria katalonase kumtoi se më shumë se 90 për qind të votuesve në referendum më 1 tetor janë deklaruar për ndarje nga Spanja, ndërsa autoritetet spanjolle e shpallën referendumin joligjor, ndërsa dalja ka qenë 43 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button