Ji: Përcaktimi i përgjegjësisë për përgjimin është i rëndësishëm për anëtarësimin në NATO dhe BE

Është tejet e rëndësishme të konfirmohet përgjegjësia për përgjim ilegal dhe për keqpërdorimet e dyshuara qeveritare lidhur me përgjimin. Ky do të jetë hap kyç që Maqedonia t’i bind NATO-n, BE-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar se është e gatshme të integrohet në ato organizata, theksoi zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Hojt Ji, në një intervistë për emisionin 360 shkallë në TV Alsat.

“Kjo është e rëndësishme edhe që qytetarët e vendit të binden se është vendosur sundim i së drejtës. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike, udhëheqësve politikë dhe qeveritarë, anëtarë të Parlamentit, të bëjnë gjithçka që të zbatohet drejtësia, PSP të marrë mbështetjen e nevojshme për të bërë punën dhe të mos ketë presion politik mbi prokurorët dhe gjykatësit e përfshirë në konfirmimin e përgjegjësisë. Kjo duhet të bëhet në afat të arsyeshëm dhe të mos zvarritet”, theksoi Hojt Ji.

Kyçe për ardhmërinë e Maqedonisë, sipas tij, është të bëhen reformat e nevojshme gjyqësore të cilat do të mundësojnë gjyqësia të bëhet e pavarur, e lirë nga presioni politik, që të mund të marrë vendime të shpejta dhe në kohë, me ç’ka do të mundësohet sundim i fuqishëm i ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button