Shkupi mundet në miqësore nga Rabotniçki

Skuadra e Shkupit ka luajtur sot edhe një miqësore, që ishte e planifikuar për të shrytëzuar boshllëkun e krijuar shkaku i pauzës dy javore në kampionat, pasi reprezentacioni i Maqedonisë luan ndeshjet kualifikuese për KB “Rusia 2018”.

Shkupi ishte mysafire e Rabotniçkit ku ka pësuar disfatë minimale 1:0 (0:0), ndërsa trajneri Ardian Nuhiu edhe sot kishte vendosur që të provojë skema të ndryshme me dy pjesë të lojës, duke futur në formacion ekipe të kombinuara.

Shkupi edhe pse në pjesën e parë ishte më konkrete me lojën e krijuar dhe rastet, por këtë nuk arritën që ta kovertojnë edhe në realizim të golave. Fillimisht në 15 minutat e para dy raste të pastërta kishin Ermedin Adem dhe më pas Husein Demiri, që mbetën vetëm tentim për të shënuar, ndërsa në minutën e 25-të, Stojkoski nuk arrin të ndëshkojë nikoqirët.

Pjesa e parë përfundoi pa ndryshuar shifrat, ndërsa në pjesën e dytë trajneri Nuhiu që nga fillimi bëri disa ndryshime, duke ju dhënë mundësi futbollistëve më të rinj.
Por pikërisht gjatë këtyre pjese Shkupi krijoi edhe disa raste me anë të Mbellës, Jasharovski dhe Asanit, por gjithçka mbeti vetëm në regjistër, ndërsa një gol shënuan nikoqirët, kur goditja e Duranskit edhe pse nuk dukej serioze, përfundoi pas shpinës së portierit Mustafi.

Ishte kjo miqësorja e dytë e Shkupit, pas asaj të zhvilluar në mesjave ndaj Shkëndijës që përfundoi me barazim 1:1. Tani Shkupi nga e hëna përgatitet për sfidën e javës së dhjetë, kur të shtunën me 14.10.2017 do të jetë mysafir e skuadrës Akademija Pandev.

FC Shkupi: Burhan Mustafi, Fisnik Zuka, Dedat Berisha (Besir Ramadani), Ivan Fatiç, Edis Maliqi (Xhavit Bushi), Shqiprim Taipi (Muharem Bajrami), Ermedin Adem (Altin Sefo), Kristijan Stijkoski (Omar Imeri), Fatih Ismaili (Shpend Asani), Husein Demiri (Alen Jasharovski), Bunjamin Shabani (Emmanuel Mbella).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button