Deschamps, trajneri me më shumë fitore me kombëtaren e Francës

Trajneri i kombëtares së Francës në futboll, Didier Deschamps është trajneri me më shumë fitore në historinë e kombëtares së këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në xhiron e nëntë të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, Franca arriti të mposhtë Bullgarinë me rezultatin 1-0. Me këtë trajneri francez Deschamps arriti fitoren e 42-të në krye të kësaj kombëtareje.

Në këtë mënyrë 48 vjeçari Deschamps hyri në historinë e kombëtares së Francës duke kaluar trajnerët Michel Hidalgo dhe Raymond Domenech të cilët kanë nga 41 fitore me këtë kombëtare.

Deschamps u zgjodh trajner i kombëtares së Francës në vitin 2012, me të cilën në Kampionatin Botëror të vitit 2014 kishte luajtur në çerekfinale, kurse në EURO 2016 luajti në finale.

Kombëtarja e Francës me fitoren ndaj Bullgarisë ndodhet në vendin e parë në grupin A për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button