Ana Bolena: Si u bë një mbretëreshë

Ana ka lindur ndoshta në 1501, vajza e vogël e Sër Tomas Bolena. Në vitin 1522, në moshën 21 vjeçare, ndoshta nëpërmjet ndikimit të babait të saj, ajo mbërriti në oborrin Anglez si shërbyese nderi e Katerinës së Aragonës, pasi kaloi shtatë vjet në Francë duke i shërbyer për Klod, mbretëreshë e Frensisit I dhe motra e Margaritës nga Valois. Ndoshta në këtë kohë, Henri VIII takoi fillimisht Anën, ndonëse ai mund ta ketë takuar edhe kur vizitoi Margaretën e Austrisë, mbikëqyrëse e Holandës, në vitin 1513.

Nën kujdesin e Margaretës dhe më vonë të Margarita nga Valois, të cilave ajo u shërbeu në një moment gjatë kohës së qëndrimit në Francë, Ana u ekspozua në “querelle des femmes”, një debat i ndezur rreth rolit të grave në shoqëri, të cilat tashmë hidhnin sytë drejt një kohe, kur do të mund të gëzonin barazi dhe autonomi më të madhe.

Ishte ndoshta ky sfond kulturor, si dhe sofistikimi që fitoi në oborr, që i dha Anës besimin për të krijuar karrierën e saj unike në Angli dhe për të bërë zgjedhjet e saj në jetë. Ajo gjithashtu mund të ketë qenë e ndikuar nga Margarita, një mendimtare e përparuar për kohën, në pikëpamjet e saj radikale fetare. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button