Kreu i KSHZ-së: Lista zgjedhore, bazë e mirë për zgjedhje kredibile

Lista zgjedhore është në pajtim me kornizën juridike dhe metodologjinë ekzistuese për mirëmbajtjen dhe azhurnimin e saj, e reflekton shkallën e rrejdhshmërisë së të dhënave të marra nga institucioent relevante dhe të gjithë aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor konsiderojnë se është bazë e mirë për mbajtje të zgjedhjeve të drejta dhe kredibile, thotë kreu u KSHZ-së, në intervistën e së dielës të radios Evropa e Lirë kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Sipas tij, në KSHZ janë parashtruar vetëm tridhjetë kërkesa për regjistrim, ndryshime apo shlyerje në të dhënat e Listës zgjehdore.

“Komisioni shtetëror zgjehdor vendimin për mbyllje të Listës zgjehdore e solli në mbledhje publike në të cilën u thirrën të gjitha mediumet, institucionet relevante dhe vëzhguesit e akredituar, Vendimi është publikuar në ueb faqen e KSHZ-së, e kapshme për të gjithë qytetarët. Ka vërejtje të caktuara, i shohim edhe ne nga ana e ekspertëve të caktuar, por unë personalisht konsideroj se gjendja ekzistuese e Listës zgjehdore e reflekton kornizën juridike dhe shkallën e rrjedhshmërisë së të dhënave të cilat i morëm nga institucioent relevante”, thekson Çiçakovski.

Lidhur me akuzat e VMRO-DPMNE-së se një pjesë e KSHZ-së punon në interes të partisë në pushtet, Çiçakovski është decid se zgjedhja dhe emërimi i administratës zgjedhore bëhet në bazë të metodologjisë së prëcaktuar dhe të dhënave të marra nga Minsitria kompetente, e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Deri më tnai, potencoi, nuk kanë arritur ankesa dhe vërejtje të llojit të këtillë.

“Komisioni shtetëror zgjedhor edhe për këto zgjehdje e implementoi këtë metodologji dhe kreu zgjedhje të anëtarëve të këshillave zgjedhor sepse ndërkohë u skadoi mandati, por kreu edhe plotësim të anëtarëve të komisioneve komunale zgjehdore në të cilët në baza të ndryshme u kaloi mandati. Tërësisht u respektuan dispozitat ligjore në këtë pjesë. Nëse ka vërejtje të caktuara lidhur me qasjen e veprimit, ata duhet të dokumentohen dhe parashtrohen në KSHZ, në mënyrë që të mund të veprojmë në mënyrë adekuate”, theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski në intervistën e së dielës të Radios Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button