Londër, 5 vite burg për një polic për shitjen e të dhënave pas aksidenteve automobilistike

Një polic britanik u dënua me pesë vite burg pasi i ka shitur kompanive private informacione në lidhje me aksidente rrugore… shpeshherë edhe përpara se një agjent policie të mbërrinte në vendngjarje për të verifikuar aksidentin.

Abuzimi konsistonte në nxjerrjen nga serverat e policisë emrat dhe të dhënat specifike të personave të përfshirë në aksidentet, bëri të ditur prokuroria britanike në një deklaratë.
Këto informacione më pas i shiteshin kompanive private, si zyra ligjore që i përdornin për të kontaktuar personat e përfshirë duke i propozuar të vepronin për të siguruar kompensime të ndryshme.

Zyrtari, Nigel Mungur anëtar i policisë së Lancashire (veriperëndim të Anglisë) kishte krijuar edhe ai vetë një kompani të vogël duke grumbulluar brenda një harku kohor shtatë vjeçar rreth 363.000 stërlina (405.000 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button