“Në Pitiadën 2017” do të pritet peta gjigande e njohur si pastërmali

Në manifestimin “Pitiada 2017” në Veles sot do të pritet peta gjigande me pastërme ose e njohur si pastërmali e përgatitur nga furrtarët e Velesit.

Sipas programit, prerja e petës së gjatë pothuajse katër metra, duhej të mbahej dje, por u anulua për shkak të shiut.

Pastërmalia përgatitet prej mishit të kripur të dhenve, viçit dhe derrit të quajtur pastërme, ndërsa sipër i hidhen vezë. Në Veles ky specialitet bëhet prej vitit 1862 ose saktë për 155 vjet.
Pastërmalia është një lloj brendi në kafenetë dhe restorantet e Velesit dhe brend i Velesit për të cilin qyteti është i njohur jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button