Nesër seancë e re gjyqësore për rastin Sopoti

Në gjykatën penale në Shkup për nesër është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Sopoti”. Seanca e kaluar u anulua për shkak udhëtimit zyrtar të gjykatësit.

“Është herët që të flitet për çfarëdolloj vendimi të mëtutjeshme”, kishte deklaruar prokurorja Fatime Fetai.
Avokati, Vullnet Paçuku kërkoi të lirohen të akuzuarit.

“Vlerësojmë se PSP pas analizës së gjitha provave do të vërteton se nuk bëhet fjalë për ndonjë vepër penale e bërë nga të akuzuarit dhe për këtë shkak ne vlerësojmë se akuza duhet të tërhiqet”, ka thënë Paçuku, transmeton Shenja.

Rasti “Sopoti” ka histori prej 14 vitesh. 12 banorë nga fshati Sopot u akuzuan se në mars të vitit 2003 kanë vendosur eksploziv në rrugën lokale Sushevo-Sopot, ku në këtë eksplodim u vranë dy anëtarë të kontingjentit polak të NATOS dhe një civil maqedonas. Kjo ndodhi dy vjet pas konfliktit të vitit 2001, kur Maqedonia ende po e merrte veten nga pasojat që i shkaktuan veprimet e armatosura edhe në planin e sigurisë edhe atë ndëretnik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button