Zaev: 70 milionë euro nga Buxheti dhe 100 milionë euro nga Banka Botërore për zhvillimin e biznesit

Mbështetje nga 30-50 për qind për investimet e reja të kompanive vendase, 70 milionë nga buxheti për vitin 2018 dhe njëqind milionë nga Banka Botërore për zhvillimin e biznesit, paralajmëroi sot kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në takimin me komunitetin e biznesit në Strumicë.

“Shpresoj që këto para të shfrytëzohen, vendi duhet të harxhojë para, sa më shumë injekton në ekonomi aq më mirë. Detyra jonë ishte që të hapnim mundësi për miliona të tilla euro para. Këto do të jenë projekte për buxhetin e ardhshëm. I nxit biznesmenët të mendojnë, të krijojnë ide që të mund të shfrytëzojnë këto mjete”, tha Zaev. 

Ai shtoi se Maqedonia ka mundësi që të ecë përpara, për të zhvilluar biznesin, për të hapur vende të reja pune me paga të mira, të cilat, siç tha ai, do t’i mbanin të rinjtë këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button