fbpx

Në aksidentin me veturë ka vdekur zëvendëskryeministri

Zëvendëskryeministri i Kirgizisë, Temir Jumakadyrov, 38 vjeçar, ka vdekur pasi automobili i tij u ndesh me një kamion në një autostradë, në perëndim të kryeqytetit, Bishkek, kanë konfirmuar zyrtarët. Nga kjo ndeshje e sotme u vranë edhe shoferi dhe një ndihmës i tij, shkruan REL.

I ndjeri Jumakadyrov ishte i ngarkuar me detyrën e dhënë nga kryeministri, Sapar Isakov, për mbikëqyrjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale më 15 tetor, me ç’rast do të zgjedhet presidenti i ri. President aktual në Kirgizi është Almazbek Atambaev.

Sipas Kushtetutës së Kirgizisë, presidenti Atambaev, që ishte zgjedhur në vitin 2007, nuk ka të drejtë të garoj për mandat të dytë.

Dy presidentët e mëparshëm janë detyruar të tërhiqen nga zyra nga protestat popullore.

Raportohet se Kirgizia e ka njërën prej shkallëve më të larta të aksidenteve me fatalitete në Evropë dhe në shtetet që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button