Edhe një tragjedi në Londër: Një automobil i ka goditur këmbësorët afër një muzeu

Shërbimet e emergjencës në Londër me të shpejtë kanë arritur në Muzeun Natyror Historik në Londër, pasi një automobil i ka goditur sot pasdite këmbësorët afër ndërtesës. Policia tha se një numër i njerëzve ishin lënduar, ndërsa një person ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, shkruan REL.

Në fotografitë e publikuara është parë një makinë me ngjyrë të argjendtë dhe një person i rrëzuar në tokë, raporton agjencia AP nga Londra.

Përplasja ka ndodhur në orën 14:20 sipas kohës së Londrës, periudhë e ditës kur muzeu në qendër të Londrës zakonisht është i mbushur me njerëz dhe turistë.

Nuk ka pasur deklaratë të menjëhershme të autoriteteve për numrin e të lënduarve.

Pronarëve të bizneseve në këtë hapësirë u është thënë që të evakuohen, ndërsa policia e ka krijuar një shirit të sigurisë rreth hapësirës disa minuta pas incidentit, duke i mbyllur disa rrugë.

Mbi vendin e ngjarjes kanë fluturuar helikopterët e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button