Nga Kennedy te Jobs, anët e errëta të miteve modernë

Edhe një shkak i parëndësishëm i punës mund të kontribuojë për të dëmtuar një mit. Kjo po ndodh në Shtetet e Bashkuara për një ikonë te kohës sonë, i tille qe kur ishte akoma në jetë, e akoma më shumë po bëhet pas vdekjes në vitin 2011. Bashkë-themeluesi dhe pastaj shpëtimtari i Apple, Steve Jobs, vizionari, njeriu që kishte si Moto “stay hungry, stay foolish”, ishte – në fjalët e atij që e njihte mire ashtu si Sergey Brin, bashkë-themeluesi i Google – “një njeri qe nuk ka dashur të çaj b… Dhe unë mendoj se të gjithë i jepnin shqetësime, duke filluar me marrjet në punë të vartësve të vet nga ana e gjigantëve të tjerë të Silicon Valley”.

Dëshmitë se si Jobs i menaxhonte marrëdhëniet e punës në Cupertino, Kaliforni, janë kaq të qarta saqë një gjyqtar amerikan ka refuzuar ditën e premte propozimin e transaksionit prej 324.500.000 dollarë të paraqitura nga Apple, Google, Intel dhe Adobe për një padi masive prej 64,000 punëtorësh që kanë parë të pengohet karriera e tyre prej  pakteve anti-rekrutim të gjigantëve të internetit. Per marrëveshjen klandestine Jobs ishte frymëzuesi dhe rregullatori i paskrupullt, në sajë të “frikës dhe nderimit” që ngjalli bashkë me të mëdhenjtë e tjerë të ekonomisë së re.


Nëpërmjet vrimës së çelësit të një procesi, pra del një imazh jo i shpikësit dhe menaxherit të jashtëzakonshëm Amerikan. Por çdo gjeni mund të ketë një “anë të errët të forcës” për të cituar një koncept të dashur të George Lucasit, një tjetër mit me të cilin Jobs kur ai ishte kryetar i Pixar kishin bërë marrëveshje për sa kohë Lucasfilm të mos i vidhte talentin – është një gjetje që nuk është për t’u habitur, në qoftë se ju shikoni vetëm shembujt më të fundit.
Të marrim Mark Zuckerberg-un. Ai themeloi Facebookun. Është bërë i tridhjeti nga më të pasurit në planet. Ai ka pushtet mbi identitetet dixhitale të 1.3 miliard banorëve të Tokës. Megjithatë, ideja nuk ishte e tij. Ai e kopjoi atë nga binjakët Cameron dhe Tyler Winklevoss, Të cilit i ishin drejtuar -kur Zuckerberg ishte ende një student që eksploronte me kompjuterë – për të nisur një faqe interneti që do të lidhte djemtë në Harvard. Dhe Zuckerbergu kishte pranuar faktin, për t’i kompensuar në vitin 2008 me 20.000.000 $ dhe 1.2 milion aksione të Facebook. I keq edhe ai? Kjo varet. Pikërishtu Zuckerberg refuzoi të marrë pjesë në marrëveshjen kundër-punësimit që ishte propozuar nga kryetarët e Google.


Jemi ndoshta larg “baronëve hajdutë” të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, edhe pse kur doli për herë të parë lajmi i padisë masive, majin e kaluar, New York Times bëri pyetjen, “Nëse do ishte ende gjallë, Jobs do të ishte në burg?”. Në të vërtetë praktikat e padrejta konkurruese kanë qenë të shpeshta në ekonominë e re. E bujshme ishte gjatë viteve dymijë grindja me autoritetet amerikane dhe evropiane antitrust të Microsoft, atëherë udhëhequr nga Bill Gates, për abuzim me pozitën dominuese të Windows që, ndër të tjera, vrau de facto shfletuesin konkurrent te Netscape dhe  imponoi Explorerin e tij. Por Gates e hodhi prapa atë hije duke e transformuar në një bamirëmirësi globale.

Sjelljet, më shumë se dështimet,  mund të kenë një efekt mbi mitet, edhe ata më të konsoliduarit, të konsideruar të paprekshëm. Jashtë ekonomisë është shembulli i rënies së Tiger Woods, kampion golfi, shembull i një suksesi multi-etnik (babait afrikano-amerikan, nëna Tailandeze), por i mundur në imazh pas zbulimit nga ana e gruas së tij e më shumë se njëqind e njëzet të dashurave.

Një rënie që Woods e pagoi ekonomikisht,  ai i cili kishte arritur që të jetë kampioni më i paguar i botës, me humbjen e shumë sponsorëve dhe një tërheqje (të përkohshme, tani është kthyer sërish në biznes) nga konkurrenca. Por me pagesë haraçi ndoshta më të rënda në imagjinatën kolektive: madje u ngrit në këmbë në SHBA një  “Kishë e parë e Tiger Woods” aventureske, me sa duket e mbyllur pas zbulimit të mëkateve të  “Mesias” së saj.


Skandali seksual është shpesh shkatërrues për karriera publike, dhe kjo është arsyeja pse ne bëjmë gjithçka për të mbajtur të fshehura zakonet më intime. Rasti i John Fitzgerald Kennedy-it, ndoshta një nga mitet më të mëdha të shekullit XX, e dëshmon atë. Vetëm shumë vite pas vdekjes së tij janë nxjerrë historitë e të dashurave të tij, të bulimisë së tij seksuale të plotësuar me aktoren (Marilyn Monroe) dhe sekretaret, vartëset e prostitutat e klasit të lartë. Nëse do të ishin zbuluar në ditët kur ai kandidoi për Shtëpinë e Bardhë, ose kur ai ishte president, do t’i ishte prishur karriera. Pesëdhjetë vjet më vonë u venit disi.

Dhe tani kjo ndodh për Steve Jobs, me zbulimin e emailave kërcënuese për kolegët: “Hidhi një sy  asimetrisë të burimeve financiare të dy ndërmarrjeve tona ,” ishte paralajmërimi që i dha Shefit Egzekutues Zyrtar të ‘Palm’, Ed Colligan, që frenohej për një marrëveshje për rekrutimin, sepse ai e besonte, përvecse të gabuar, madje ndoshta të paligjshme”. Kërcënimi ka qenë që të padisë për patentat . Dhe Jobs mund ta zvarriste aq gjatë sa të donte. / corriere.it – Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button