fbpx

Mbesa e Grace Kelly-t po rritet për t’u bërë e ngjashme me gjyshen e saj ikonë bukurie

Mbesa e Grace Kelly-t, Camille Gottlieb është rritur dhe ka trashëguar bukurinë e Hollyëood-it të vjetër të gjyshes së saj. 19-vjeçarja është e bija e princeshës Stephanie të Monaco-s, vajza e vogël e Grace Kelly-t dhe ish-bodigardit Jean-Raymond Gottlieb.

Veç faktit që është një pasardhëse personash të njohur dhe një familjeje mbretërore, Gottlieb ka tërhequr vëmendjen në Instagram, ku tiparet e ngjashme me gjyshen e famshme, nuk mund të mos vihen re nga rreth 26,000 ndjekësit e saj. Sytë bojëqielli dhe flokët e verdhë janë të parat që krijojnë ngjashmërinë…

Cry me a river, it’s not over ?

A post shared by Cam? (@camillerosegottlieb) on

Camille është vajza e vogël e princeshësh Stephanie, e cila ka dy fëmijë më të mëdhenj, Pauline, 23, dhe Louis, 24 nga martesa e saj e mëparshme, me një tjetër bodigard, Daniel Ducruet. Çifti u nda në vitin 1996, dy vjet para se të lindte Gottlieb. Edhe pse është pjesë e familjes mbretërore, Gottlieb nuk është në linjën e fronit sepse prindërit e saj nuk u martuan kurrë. Jean-Raymond Gottlieb nuk është vendosur në certifikatën e saj të lindjes, por është e njohur nga të gjithë që është babai i Camille-s. Ajo e pranon këtë fakt edhe publikisht, ku ndan edhe foto të vjetra të së ëmës.

Vajza 19-vjeçe ndan shumë selfie, si të gjitha moshataret e saj, snap-e me miqtë dhe foto pushimesh, por ka edhe një anë të ndjeshme. Camille është e dashuruar me kafshët, ka ndihmuar në rritjen e tigrave të vegjël në Azi dhe ka vizituar jetimoren e elefantëve Pinnaëala në Sri Lanka vitin e kaluar.

Fluffy selfie ?

A post shared by Cam? (@camillerosegottlieb) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button