Shpallet ‘Mësuesja e Vitit’

Jemi mësuar me çmime në fusha me një publik të madh dhe impakt të gjerë, por në të vërtetë pak profesione kanë aq ndikim në jetën e të tjerëve sesa mësuesia. Tashmë një çmim është vendosur në Shqipëri për të vlerësuar “Mësuesen e Vitit”, e cila do të marrë pjesë në një konkurs ndërkombëtar, shkruan Class.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Koalicionin për Arsimin e Fëmijëve kanë organizuar për herë të parë në vend Çmimin Kombëtar për Mësuesin e Vitit, në Shqipëri. Fituesi i këtij çmimi do të bëhet pjesë e finalistëve të Çmimit Botëror për Mësuesin, aktivitet që organizohet çdo vit nga Fondacioni Varkey.

Më 6 Tetor 2017, në ambientet e shkollës “Kushtrimi i Lirisë” u organizua ceremonia e shpalljes së mësueses Dhurata Myrtollari, si fituese e çmimit “Mësuesi i Vitit” në rang kombëtar, konkurs në të cilin pjesëmarrës ishin të gjithë mësuesit të cilët japin mësim në arsimin parauniversitar publik edhe privat në vend.

“Në detyrën time si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë krenohem me mësuesit në të gjithë vendin ku secili prej tyre, falë punës që bën çdo ditë, sjellë risi në klasat ku punon. Ndjehem e nderuar që ky kompeticion i dha mundësinë për herë të parë Shqipërisë dhe të gjithëve ne që ti shprehim mirënjohjen tonë mësuesve. Në emër të qeverisë, të MASR dhe në emër të këtij komuniteti, Dhuratë e dashur të falenderoj shumë që na bërë të ndjehemi krenarë e t’i kthejmë syte tek mësuesit të cilët nuk e ndjejnë dorën e shtetit, qeverisë e shoqërisë për t’i mbështetur e për të qënë krah në realizimin e misionit të tyre. Besoj se Dhurata është shembulli për të ftuar mësues të tjerë të Shqipërisë që të përfshihen në të tilla angazhime për t’iu dhënë forcë. Më lejoni të angazhohem edhe për këtë mandat të ri, se do të vijoj të mbetem zëri juaj për të bërë më të mirën dhe për të mundësuar më shumë mbështetje të merituar tek ju. Misioni juaj është një mision që buron nga zemra në gjithë atë që ju përçoni gjatë orës së mësimit”, tha Nikolla, shkruan faqja e Ministrisë së Arsimit.

Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit “Mësuesi i Vitit”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, shprehu edhe njëherë angazhimin e saj për të vijuar edhe më tej mbështetjen për mësuesit në të gjithë vendin.

Dhurata Myrtollari, fituesja e çmimit “Mësuesi i Vitit”, është mësuese e gjuhës shqipe në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë që prej vitit 2006.

Krahas çmimit të parë, pati edhe katër çmime të tjera.

Irida Hoti, mësuesja e vitit në Inovacion

Dr.Irida Hoti

Majlinda Ziu, mësuesja e vitit që kontribuon për arritjen akademike të nxënësve

Sheri Banushi, mësuesja e vitit avokuese për të drejtën e arsimit

Valbona Rustemi, mësuesja e vitit për arsimin parashkollor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button