Ahmeti:Qytetarët dëshirojnë progres dhe anëtarësim në NATO dhe BE

Qytetarët e vendit tonë dëshirojnë progres, anëtarësim në NATO dhe BE, lëvizje të lirë, ekonomi të fuqishme, stabilitet, porositi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi i sontëm në Dibër në të cilin janë prezentuar kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve.

“Angazhimi ynë është bashkëpunimi me të gjithë fqinjët, me Shqipërinë, Kosovën. Shenjë e mirë është marrëveshja me Bullgarinë si edhe angazhimet për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Punët po shkojnë në këtë drejtim, ndërsa kjo na e hap rrugën drejt NATO-s që do të thotë stabilitet jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, besim më të madh tek investitorët, zhvillim më të shpejtë dhe anëtarësim në BE. Ne dëshirojmë perspektivë evropiane për gjithë Ballkanin”, tha Ahmeti.

Sipas tij, Maqedonia gjatë dy viteve të kaluara pati krizë politike e cila mundej të çonte drejt përleshjeve ndëretnike, por me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u arrit marrëveshje.
“BDI dha kontribut të madh që të mos ndodh më e keqja, pasi që vetëm në mënyrë të qetë mund të shkojmë përpara. BDI nuk i humbi zgjedhjet parlamentare dhe siç thamë, ishte çelës për formimin e Qeverisë”, theksoi Ahmeti.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që ta mbështesin, Ruzhdi Latën pasi që angazhimi i tij është, tha Dibra evropiane. Këtë e ka dëshmuar edhe gjatë katër viteve të kaluara.  Lata, i cili për të dytën herë me radhë e kërkon besimin, u përqendrua në projektet e premtuara dhe të realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button