Tre kandidatët për kryetar komune të Tetovës nënshkruajtën letër angazhimin me “Eco Guerilla-n”, Kasami jo

Duke ndjekur praktikat e demokracive perëndimore ku shoqatat civile kërkojnë llogaridhënie nga të zgjedhurit, por edhe shpeshherë krijojnë politika dhe platforma të ndryshme në interes të qytetarëve, Lëvizja Eco Guerilla përpiluari një platformë me 5 pika të quajtur “5 përkushtime ndaj tetovarëve” të cilën ua ka prezantuar  për shqyrtim të pesë kandidatëve për kryetar të Komunës së Tetovës dhe të njëjtit u ftuan sot në prani të mediave në një ceremoni publike së bashku ta nënshkruajnë dokumentin, njofton Portalb.mk.

Këtë dokument pranuan dhe e nënshkruan kandidatja për kryetar komune nga BDI-ja, Teuta Arifi, kandidati nga PDSH-ja Bardhyl Dauti, kandidati i Aleancës për Shqiptarët Adnan Neziri, ndërsa kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk pranoi që ta nënshkruajë marrëveshjen. Gjithashtu edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së, Goran Majnollovski nuk pranoi që ta nënshkruajë marrëveshjen dhe të merr pjesë në këtë ngjarje.

Ndryshe, në dokument kërkohet angazhim i kreut të ardhshëm të Komunës së Tetovës për transparencë fiskale (publikim të rregullt të raporteve financiare, historikut të borxheve gjatë 10 viteve të fundit),  më shumë pastërti publike (larje të të gjitha rrugëve dhe lagjeve të qytetit së paku njëherë në muaj), komunikacion efikas (transport publik me standarde ekologjike, parqe, hapësira të gjelbërta), funksionim më të rreptë të inspektoratit ekologjik komunal (gjoba për ndotësit e kategorisë B, transparencë për gjobat), si dhe angazhim për shndërrimin e kazermës në park të qytetit.

Eco Guerilla

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button