Pjesë e Qeverisë Rama edhe kosovarët, ja kush do të jenë ata 

Analistja nga Kosova Besa Shahini, është emëruar si zëvendësministre e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar vet Shanini përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka deklaruar se ndihet e nderuar për këtë vendim të kryeministrit shqiptar Edi Ramës, si dhe ka shtuar se këtë post e  sheh si thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan rtv21.tv

“Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon. Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve.”, ka shkruar Shanini në Facebook.

Ndërkohë që në media po përflitet që pjesë e Qeverisë Rama do të jenë edhe Valbona Shujaku,  zëvendësministre e Kulutrës, si dhe Hajrulla Çeku,  zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit. Ky i fundit ka marrë urime nga miqtë edhe në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button