Stuhia tropikale Nejt në Gkirin meksikan u shndërrua në uragan

Stuhia tropikale Nejt, që u formua dje afër brigjeve lindore të Hondurasit, duke lëvizur në veri përgjatë Gjirit meksikan, sot u shndërrua në uragan, kumtoi Qendra nacionale amerikane për uragane.

“Nejt u transformua në uragan”, kumtoi Qendra në ueb faqen e vet sot në mëngjes në orën 7:00 sipas kohës së mesme evropiane.

Vatra e Nejtit tani ndodhet mes brigjeve lindore meksikane dhe Kubës dhe po lëvizë drejt brigjeve jugore të SHBA-së.

Qendra amerikane paralajmëroi se në goditje të uraganit mund të ndodhen qytetet Nju Orleans, rajoni i liqenit Ponçartrejn dhe rajoni i Grand Ajl nlë shtetin Luizianë, si dhe rajonet prëgjatë kufirit mes shteteve Alabama dhe Florida.

Sipas Qendrës, Nejt do të arrijë afër brigjeve të SHBA-së sot vonë apo më së voni nesër në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button