Forcat qeveritare siriane e larguan SHI-në nga Homsi

Armata siriane, e ndihmuar nga forcat aleate, e përfundoi operacionin ushtarak kundër grupit Shteti islamik (SHI) në pjesën lindore të provincës Homs, duke i larguar tërësisht xhihadistët nga ajo pjesë e vendit, kumtoi një prëfaqësues i Forcave të armatosura të Sirisë.

“Në operacionin e armatës siriane në lindje të provincës Homs janë shkatërruar edhe vatrat e fundit të SHI-së. Nën kontrollin tonë tani janë dhjetëra vendbanime”, shtoi përfaqësuesi ushtarak.

Sipas tij, forcat qeveritare siriane në këtë operacion çliruan territorin prej rreth 1.800 kilometra katrorë.

Të mërkurën, ndërkaq, armata irakiane mori kontrollin ndaj qytetit Havixha, që ishte vatra e fundit më e madhe urbane e SHI-së në Irak.

Havixha, qytet prej 70.000 banorëve në perëndim të Kirkukut, paraqiste kërcënim për fushat irakiane të naftës. SHI e pushtoi qytetin në vitin 2014, gjatë ofensivës së vet voluminoze në kuadër të të cilës i mori edhe Mosulin, Tikritin, Falluxhën dhe pjesë të Bagdadit, përkatësisht pjesën më të madhe të Irakut që është e banuar me arabë sunitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button