Kërkesë serioze deri te kandidatët për kryetarë komunash, ndaloni drogën dhe kazinotë

Gjatë tërë kampanjës së ciklit të parë dhjetë ditor, secili kandidatë na ka mërzitur me ato premtimet e zbrazura materiale, do bëjmë këtë, e do bëjmë atë, mundohen të na bindin se me të vërtetë Parajsë do na bëjnë vendet ku jetojmë ne.

Pasha Zotin e Madhërishëm, leni ato pallavra zgjedhore, kurrgjë s’mund të bëni përveç që na gënjeni. Shikoni si sillen këta zotërinj, si me qenë shpëtimtarë të qytetarëve, thua se deri tani kemi mbetur pa bukë e pa ujë, e këta do na sigurojnë ekzistencën. Po qe se do varej jeta jonë prej këtyre, vallahi-bilahi kishim vdekur. S’duam kurrgjë prej premtimeve tuaja , për shkak se me anë të këtyre projekteve sociale, ekonomike, ndërtimore e arsimore fshihni të vërtetën e pamohueshme të qytetarëve.

Kjo e vërtetë është se na mbytën drogat e kazinotë, droga e madhe e rinisë sonë, bixhozi i madh i qytetarëve nëpër kazinotë e shumta dhjetë metërshe. Askush deri tani nga kandidatët për prefekt nuk premtoi mbylljet e menjëhershme të kazinove dhe ndalesën e drogave. Na u dogj rinia me drogë e bixhoz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button