Partitë kosovare kërkojnë që edhe Kuvendi të përfshihet në dialogun me Serbinë

Deputetë të partive kryesore politike në Kosovë kërkojnë që bisedimet me Serbinë të mos mbeten vetëm ekskluzivitet i Qeverisë, por në to të përfshihet edhe Kuvendi i Kosovës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, gjatë një tryeze të organizuar me temën “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”, Glauk Konjufca nga Vetëvendosje thotë se transparenca në bisedimet me Beogradin deri më tani është shmangur.

Prandaj sipas tij, Kuvendi duhet të jetë epiqendra e këtyre bisedimeve.

“Kuvendi duhet të jetë epiqendra e dialogu dhe ndërtuesi i këtij dialogu, kurse në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë dhe me subjektet, pavarësisht spektrit që i përkasin, apo formacioneve pozitë apo opozitë edhe me Presidentin pse jo”, tha ai.

Ahmet Isufi i AAK-së  të partisë së kryministrit Ramush Haradinaj,  gjithashtu kërkon që formati i dialogut të ndryshojë.

“Degradimi i dialogut që ka ndodhur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë , na ka detyruar të themi që ky dialog është i dëmshëm prandaj formati i tij duhet të ndryshojë. Kosova duhet ta ketë platformën paraprake që të shkojë në bisedime në tema që janë të dobishme për Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përveç marrjes pjesë në krijimin një platforme që do të përcaktonte saktë, se cilat duhet të jenë segmentet e bisedimeve, po ashtu dhe nga përfaqësues që marrin pjesë në bisedime në emër të shtetit të Kosovës t’i raportojnë Parlamentit të Kosovës”, tha ai.

Edhe nga PDK pranojnë që Kuvendi duhet të përfshihet në këto bisedime.

Se Kuvendi duhet të jetë i kyçur në këtë proces e pranon edhe deputeti nga PDK-ja Elmi Reçica. Ai tha se duhet të bëhet një ndryshim, apo riformatim i këtij procesi.

“Çdo marrëveshje rreth dialogut me Serbinë parlamenti duhet të jetë kyçur, duhet të jetë i i informuar dhe ata të të cilët udhëheqin dialogun, kushdoqoftë prej institucioneve, duhet të raportojnë në Kuvend”, thotë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Bilal Sherifi, nga Nisma për Kosovën, tha se nuk duhet të vazhdohet më me politikën e strucit dhe se nuk duhet të merren vendime të ngutshme në dialogun Kosovë-Serbi, të cilat e sjellin shtetin në vështirësi, siç ka ndodhur dhe me marrëveshjen me Demarkacionin  e kufirit me Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button