5 problemet urgjente me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Gostivarit

Kandidatët e partive politike të cilët garojnë për të parin e Gostivarit do të ballafaqohen me probleme të ndryshme pas fitimit të mandatit katërvjeçar të kryetarit, shkruan Portalb.mk.

Një ndër problemet kryesore që ka kjo komunë është ai i deponisë, për të cilën u premtua shumë herë që do të dislokohet apo do të ndërtohet fabrikë riciklimi, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi tani më disa vite. Banorët e fshatrave që ndodhen rreth deponisë disa herë protestuan dhe bllokuan rrugën kryesore drejt kësaj deponie, e cila ka filluar të shndërrohet në deponi të egër.

Rruga-drejt-Deponis---Rusino_-e-mbushur-me-mbeturina

dav

Problem tjetër esencial në këtë komunë është edhe mungesa e ujit gjatë verës dhe mungesa e vendosjes së filtrave, gjë që u premtua në disa fushata zgjedhore por ja që ende nuk është zgjidhur ky problem. Edhe këtë verë banorët e Gostivarit kishin mungesë të ujit.

Uji

Në këtë komunë mungon po ashtu tregu i gjelbër i cili funksionin vetëm një herë në javë, ditën e martë, që është edhe dita e pazarit, ndërkaq ditëve tjera, ai qëndron i mbyllur dhe bujqit detyrohen që produktet e tyre t’i shesin në rrugë në kushte jo të mirë për të zhvilluar tregti.

 Tabela me mbishkrimin _Tregu i Qytetit_ Gostivar 6- Tregu gjatë ditëve tjera të javës (se e marte dite pazari-funksionon)

Mungesa e kuadrit të mjekëve në spitalin e përgjithshëm ‘Ferid Murati’ në këtë komunë është e madhe. Vetë udhëheqësia e këtij institucioni shëndetësor tha se kanë nevojë për mjek dhe specializant të ndryshëm, si dhe vetëm në repartin e urgjencës bëhet me dije se nevojiten se paku edhe tetë mjek që të punësohen. Gjithashtu evidente është edhe mungesa e investimit në disa reparte të këtij spitali.

25- Foto nga tualeti i repartit te kirurgjise ne spitalin e Gostivarit 27- Pamje nga korridori i spitalit

Ky problem me mungesën e kuadrit, është pasojë e largimit të mjekëve dhe banorëve nga qyteti i Gostivarit, të cilët transferohen në Shkup e madje shumica edhe në diasporë. Shkak për këtë papunësia dhe kushtet jo të mira për jetesë në këtë komunë, gjë që është problem kryesor i kësaj komune.

Se sa do të përmirësojë dhe realizoj projekte në të mirë të Gostivarit kryetari i ardhshëm i kësaj komunë, ngelet të shohim pas zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button