Maqedonia nuk u dorëzua para italianëve

Reprezentacioni i Maqedonisë ka arritur të merr një pikë të madhe në fushën e Torinos, ku është përballur me Italinë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për në Botërorin “Rusi 2018”.

Pjesa e parë u takoi italianëve që me shumë ishte shumë dinamike dhe kishte dy raste përmes Insinjes dhe më pas kur mbrojtësi i Juventusit, Kielini shfrytëzojë asistimin e Imobiles për të shënuar golin e vetëm për Italinë për rezultat 1:0, me të cilat shifra edhe u shkua në pushim.
Në pjesën e dytë Maqedonia u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit, i cili erdhi në minutën e 77-të. Pandevi ishte asistues për Trajkovskin i cili sapo i kishte bërë minutat e para në këtë ndeshje, duke zëvendësuar Ferhan Hasanin dhe barazoi shifrat në 1:1.

Pas barazimit Italia kaloi përsëri në sulm, por nuk mundi të gjejë mënyrën për të mposhtur mbrojtjen e Maqedonisë. Në Grupin G pozita e parë është e rezervuar për Spanjën, e cila siguron kualifikimin në Botërorin në Rusi, ndërsa Italia do të përgatitet për sfidat e balotazhit në muajin nëntor.

Edhe përkundër disfatës nga Spanja, Shqipëria mbetet e treta, ndërsa një pikë më pak në pozitën e katërt është Izraeli, Maqedonia është e pesta, ndërsa pozita e fundit është për Lihteshtajnin. Ndeshjen e radhës Maqedonia e luan me 9 tetor kundër Lihetshtajnit në Strumicë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button