fbpx

Çfarë po ndodh në Lion të Francës, policia ‘dorëzohet’ përballë refugjatëve shqiptarë

Policia franceze ka ndërmarrë gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00 një operacion për të larguar shqiptarët nga çadrat e ngritura në rrugët e qytetit të Lionit. Shqiptarët janë vendosur që prej një viti në këtë shesh duke ngritur çadrat dhe sfiduar edhe policinë, e cila disa herë ka tentuar t’i largojë, shkruan media franceze lyonmag.com.

Aksioni i policisë ka ardhur pas ankesave të qytetareve për kampet e shqiptarëve, pasi sipas tyre kanë krijuar zhurmë dhe mbetet problem higjiena.

Mësohet se të paktën 150 shqiptarë u hoqën nga zona e Mandela, të cilët kishin ngritur çadra në rrugë. Sipas autoriteteve kampi pengon hapjen e punimeve lidhur me ngrohjen urbane të qytetit.

Por dy orë pas ndërhyrjes së policisë franceze në Lion, shqiptarët u kthyen përsëri tek çadrat e tyre të ngritura buzë rrugës. Mediat franceze e kanë quajtur një dështim përpjekjen e policisë për t’i larguar ata.
gfnb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button