Bardhyl Dauti i PDSH-së ofron zgjidhje për ujë të pijshëm dhe për rregullimin e kanalit për vaditje në Xhepçisht
Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, qëndruan në Xhepçisht të Tetovës.
Gjatë takimit me banorët biseduan lidhur me problemet e tyre të shumta, si pasojë e mosangazhimit të pushtetit lokal në këtë vendbanim.
Dauti theksoi se ekipin i tij e ka planin për furnizim me ujë të pijshëm dhe për rregullimin e kanalit për vaditjen e tokave punuese në Xhepçisht.