Si është “Procesi sportiv” pa Marinën? Rrëfehet Manushi

Ikja e moderatores Marina Vjollca nga televizioni Top Channel dhe “Procesi sportiv” bëri shumë bujë pas gjithë këtyre vitesh si pjesë e ekranit të Top-it, shkruan Bordo.al. Por, si e ka përjetuar bashkëprezantuesi i emisionit sportiv të së hënës Edi Manushi, largimin e saj drejt televizionit Klan?

I pyetur mbi këtë temë në programin “Wake Up” Manushi tregon se i mungon dhe e ka marrë malli për të. Ja si është shprehur ai: “Më mungon, janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj në zyrë dhe tani ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek “Procesi sportiv”.

 

Sigurisht që Manushit i mungon Marina Vjollca më shumë se kujtdo në  Top Channel. Moderatorja ka treguar se ai e ka ndihmuar dhe mbështetur shumë për të qenë pjesë e stafit të programit sportive në këto 10 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button