Filloi Asambleja parlamentare e NATO-s në Bukuresht

Parlamenti rumun prej sot deri më 9 tetor është organizator i sesionit të 63-të të Asamblesë parlamentare të NATO-s, në të cilën marrin pjesë delegacione të nga më shumë se 50 shtete -vende anëtare, anëtare asociacioni dhe vëzhgues.

Shefi i delegacionit rumun të AP të NATO-s, Verxhil Kicak theksoi se sesioni i 63-të i Asamblesë parlamentare është takimi më i rëndësishëm nga fundi i Luftës së Ftohtë, trasnmeton MIA.

“Fakti se për 20 vite, Rumania tre herë organizon një sesion të këtillë të sërishëm tregon se jemi anëtare, në të cilën mund të besohet… Ky sesion ndodh në periudhën kur Aleanca është thellë e minuar dhe bëhen përpjekje për destabilizim”, theksoi Kicak.

Kryetari i AP të NATO-s, Paolo Ali deklaroi se Rumania është një nga partnerët më të rëndësishëm në Aleancën Atlantike të Veriut dhe është “pjesëmarrje aktive në sigurinë e përbashkët”.

Ali u përqendrua edhe në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Konsiderojmë se situata këtu duhet të jetë e stabilizuar sa më shpejt që është e mundur dhe ne, si NATO dhe Bashkim Evropian duhet së bashku të investojmë orvatje më të mëdha dhe ta përshpejtojmë integrimin euroatlantik në zonat më problematike të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Ali.

Ai u përqendrua edhe në situatën në Afganistan duke theksuar se pas tërheqjes së trupave të NATO-s në vitin 2014 është vërejtur rritje e terrorizmit.

Në ditën e fundit të sesionit të AP të NATO-s, më 9 tetor do të mbajë fjalim kryetari i Rumanisë, Klaus Johanis dhe sekretari i përgjithshëm i NATO, s Jens Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button