Maduro: Bota do të fitojë një ekuilibër të ri

 Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke theksuar se në botë do të lindin qarqe dhe pole të reja të fuqive ku në këtë mënyrë bota do të fitojë edhe një balancë të re, tha se “Për këtë arsye kemi ardhur në Turqi sepse kemi besim tek Turqia. Jemi në dijeni se po lind një forcë e re”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Venezuelës ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ndërsa ka marrë pjesë në një ceremoni të zhvilluar nga rektorati i Universitetit Ankara, ku dhe është nderuar me titullin e “Miqësisë së mirë të Universitetit Ankara.”

Në një fjalim, duke theksuar se në botë nuk ndodhet vetëm Amerika dhe se ai vjen “nga Amerika tjetër e cila nuk nënshtrohet dhe lufton për liri”, Maduro ka dhënë shembuj nga përpjekjet e gjeneral Francisco Miranda dhe Simon Bolivar të cilët kanë një vend të rëndësishëm në luftën për pavarësinë e vendeve të Amerikës së Jugut.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se shekulli i 21-të përmban vështirësi të ndryshme, ai tha se në luftrat e dy shekujve të mëparshëm është kundërshtuar skllavëria, racizmi dhe kolonializimi, duke shtuar se “Ne në Venezeuelë jemi të sigurtë për këtë se; tashmë në shekullin e 21-të do të fshihen nga bota vendet që jetojnë të lidhur me hegjemoninë perandorake.”

“Jemi në dijeni për lindjen e një force të re”

“Bota është shumë me madhe se disa vende. Ne jemi të sigurtë se do të formohet një botë multi-qendrore dhe multipolare”, është shprehur Maduro, duke shtuar se kanë besimin që njerëzit brenda këtij modeli do të mund të shprehin në mënyrë të lirë fetë dhe mënyrat e jetës.

“Në këtë kuptim bëjmë thirrje për një dialog të madh në rrugën e qytetërimit. Mendoj se do të lindin qarqe dhe pole të reja të fuqive mbi balancat e bazuara në bashkëpunimin, paqen dhe barazinë në botë, ku dhe në këtë mënyrë mendoj se bota do të fitojë edhe një balancë të re. Duhet të luftohet për këtë botë. Për këtë arsye kemi ardhur në Turqi sepse kemi besim tek Turqia. Jemi në dijeni se po lind një forcë e re. Besojmë në historinë dhe kulturën tuaj. Për këtë arsye kemi hapur për ju krahët e miqësisë në mënyrë që të afrohemi më shumë, të njohim njëri-tjetrin më mirë, të respektohemi dhe të nisin hedhjen e themeleve për një botë të re”, është shprehur në fjalën e tij Maduro.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button