Presidenti Ivanov me kritika të reja ndaj BE-së

Presidenti Gjorge Ivanov në Konferencën “Kina – Evropa Qendrore dhe Lindore”, që mbahet në Ohër, e kritikoi BE-në, pasi siç tha nuk mbështet projektet kapitale, kështu që zgjidhja është ato të realizohen me para kineze, transmeton Alsat M.

“Që të përfshihemi në mënyrë të barabartë në Zonën Ekonomike Evropiane, është e domosdoshme që të jemi pjesë e barabartë e rrugëve, hekurudhave dhe korridoreve energjetike evropiane. Pasi që BE-ja ende nuk i mbështet projektet e mëdha të infrastrukturës, kemi vendosura me kredi të volitshme kineze nga nisma 16 plus 1, të ndërtojmë një pjesë të rëndësishme të Korridorit 8”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

Dejun Cao, profesor nga Kina vlerëson se Maqedonia dhe vendet e rajonit kanë në dispozicion mjete të mëdha financiare nga Kina, që mund të përdoren, por për këtë duhet përkushtim më i madh nga autoritetet.

“Kina tashmë punon disa projekte infrastrukturore në Maqedoni dhe ata janë kryesisht në infrastrukturën rrugore. Nga kontrata e kompanive me njërën ose palën tjetër, varen të gjitha projektet tjera që do të zbatohen në të ardhmen”,  tha  Dejun Cao, profesor universitar nga Kina.

Përfundimi është se kompanitë nga Maqedonia dhe Kina duhet të njihen shumë më mirë dhe të gjejnë projekte nga të cilat do të përfitojnë të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button