Moska proteston

Disa mijëra njerëz janë tubuar në qendër të Moskës, për të protestuar kundër zgjedhjes së Vladimir Putinit në postin e presidentit.
Protestuesit mbajnë balona dhe shirita të bardhë, për të nxjerrë në pah, siç thuhet, mashtrimet e zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit dhe të atyre parlamentare, që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar.

Autoritetet kanë lejuar tubimin e 50,000 protestuesve, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë shtuar dukshëm praninë.

Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale me 63 për qind të votave. Ai pritet të marrë udhëheqjen e presidencës në muajin maj, ndërsa në këtë post ka shërbyer edhe dy mandate të tjera, në periudhën 2000-2008.

Lajme të ngjashme

Back to top button