Presidenti i ri, Meta: Të qendrojë mbi interesat partiake

Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim flet nga Kucova për zgjedhjen e Presidentit. Meta këshillon se ai duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve politike, ndërsa shprehet se LSI do të japë kontributin e saj që procesi të jetë sa më konstruktiv.

“Konsensusi është i nevojshëm dhe i mirëpritur për zgjedhjen e presidentit. Konsensusi nuk duhet kuptuar si një mënyrë për të ndenjur pa president, zgjedhja e tij është e pashmangshme për shka të Kushtetutës”, tha Meta.

Kreu i LSI-së u shpreh optimist në lidhje me këtë process, duke deklaruar më tej se, “Shqipëria do ketë presidentin në kohën e duhur”.

Meta nënvizoi më tej se, personi që do mbajë postin e presidentit të ri të Shqipërisë, duhet mbi të tjera të qendrojë mbi palët politike.
“Presidenti duhet të jetë një figurë që të garantojë mishërimin e institucioneve, një figurë që të qëndrojë mbi partitë dhe interesat e tyre”, shtoi kreu i LSI-së.
(BalkanWeb)
 

Lajme të ngjashme

Back to top button