Dimitrov për ANA-MPA: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë

Shkupi do të bëjë gjithçka që mundet që ta zgjidh çështjen e emrit të vendit me Greqinë, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA MPA pas përfundimit të takimit dytë dyditor të ministrave të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë në Selanik.

Siç njoftoi agjencia, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të shihet një zgjidhje për problemin në të ardhmen e afërt, Dimitrov tha:

“Sot dua të qëndroj në ‘fotografinë e madhe’. Me qëllim që ta zgjidhim çështjen e emrit dhe ne kuptohet do ta bëjmë më të mirën që mundemi ta zgjidhim, me rëndësi është të krijohet kornizë pozitive dhe të dalim nga vijat e historisë, sepse nuk mund ta ndryshojmë historinë tonë, por  mund të ndikojnë në ardhmërinë tonë dhe kjo ardhmëri do të jetë edhe e përbashkët edhe evropiane. Me rëndësi është të investoni në këtë drejtim. Nëse ekziston interes kombëtar i përbashkët për të gjitha vendet, përfshirë këtu edhe tonat, kjo është si të bëhet më e mira për ardhmërinë e qytetarëve tanë. Ne jemi në rrugën e duhur”.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë dje dhe pardje në Selanik mori pjesë në takimin ministror me kolegët e tij nga Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria, në të cilin u diskutua në përgjithësi për situatën në Ballkan, marrëdhëniet midis vendeve, si në nivel multilateral ashtu edhe bilateral si dhe për shumë aspekte nga bashkëpunimi mes tyre.

Dimitrov për ANA-MPA: Do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta zgjidhim çështjen e emrit me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button