Lëndohen pesë persona në një aksident te pagesa rrugore e Tetovës

Pesë persona midis të cilëve edhe një fëmijë dy vjeç janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në autostradën Gostivar – Tetovë në afërsi të stacionit pagesor të Tetovës.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski sot deklaroi se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14 kur një automjet i udhëtarëve “audi” me targa austriake ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke goditur në gardhin mbrojtës.

“Nga dalja dhe goditja në gardhin mbrojtës lëndime trupore kanë marrë shoferi, tre bashkudhëtaret të moshës 22, 27 dhe 48 vjeç dhe një fëmijë dy vjeç. Me automjet tjetër ata janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe pas dhënies së ndihmës janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Është kryer ekspertizë dhe po konfirmohet arsyeja dhe hollësitë lidhur me aksidentin. Fillimisht arsye për aksidentin është shpejtësia e papërshtatshme derisa dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 150 mijë denarë”, deklaroi Josifovski.

Automjetin e ka drejtuar 29-vjeçari K.A. ndërsa në aksidentin e trafikut është shkaktuar dëm material prej rreth 150 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button