Luajmë në Spanjë, Panucci e mbledh skuadrën në mbrojtje (Formacioni)

Spanja nuk është një kundërshtar si gjithë të tjerët dhe në këto kushte edhe përgatitja e përballjes me ta duhet të jetë speciale, transmeton Top Channel.

Në mungesë të 3 prej titullarëve, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka vendosur të bëjë pragmatistin, duke u shtrënguar mirë në mbrojtje. Me Berishën të konfirmuar nga minuta e parë, italiani ka vendosur të rreshtojë 5 mbrojtës. Përkrah Gjimshitit dhe Ajetit është dhe Balliu, ndërsa nga krahët janë të njëjtët, kapiteni Agolli dhe Hysaj.

Në mesfushë rikthehen bashkë Xhaka e Kaçe, së bashku edhe me Bashën e konfirmuar prej disa ndeshjesh. Si mesfushor nga e majta mund të llogaritet dhe Grezda, ndërsa Sadiku do të jetë i vetëm për të bërë repartin e sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button