Lëvizja BESA dhe VMRO-DPMNE i hedhin poshtë akuzat e Zaevit për bashkëpunim

Lëvizja BESA dhe VMRO-DPMNE, i hedhin akuzat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që dje tha se këto dy parti kanë marrëveshje për zgjedhjet lokale, gjegjësisht që Lëvizja BESA ta përkrah VMRO-DPMNE-në në Shkup, ndërkaq për këtë do të merrte përkrahje nga VMRO-DPMNE në Tetovë dhe Çair, njofton Portalb.mk.

“Zaev, e kuptojmë misionin tuaj për të “ricikluar” politikanë të korruptuar të cilët deri dje i shpallnit bashkëpunëtorë të krimit. Por, të keni kujdes kur i drejtoheni Lëvizjes BESA sepse ne jemi Lëvizja që përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, e nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë si ajo parti që është vetëm shërbëtore e partive maqedonase dhe herë me zell iu shërben juve, e herë VMRO DPMNE-së, por gjithnjë në dëm të interesave shqiptare.
Me 15 tetor, shqiptarët do t’ua japin përgjigjen meritore të gjithë mashtruesve si ju”, thotë kryetari i Lëvizjes BESA, BIlall Kasami.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, thotë se Zaev është në panik, pasi që edhe shqiptarët kanë filluar të reagojnë për gënjeshtrat e tyre, ndërkaq konfirmojnë se partia e tyre nuk a kurrfarë marrëveshje me Lëvizjen BESA.

“Zoran Zaev është i tërbuar dhe në panik pasi që e sheh se edhe shqiptarët filluan të reagojnë ndaj gënjeshtrat e tij, njësoj si maqedonasit që e kanë lexuar shumë herët. Për atë, ai shkon me taktikën e tij të vjetër, një gënjeshtër që ta mbulojë me një tjetër. Zoran Zaev e di që i humb zgjedhjet dhe për atë tanimë në mënyrë të pafytyrë gënjen. Për momentin VMRO-DPMNE është në koalicion vetëm me atë që e ka bë zyrtare. VMRO-DPMNE ka pritje të votave nga të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie etnike”, thonë për Portalb.mk, nga VMRO-DPMNE.

LEXO: Zaev: Lëvizja BESA bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button