Janeva: Atë që e kemi kërkuar dhe gjetur në shtëpitë e tyre e kemi marrë

Prokurorja speciale Katica Janeva në deklaratën e sotme theksoi se Prokuroria Speciale Publike (PSP) i analizon materialet e marra pas bastisjes së djeshme në zyrat e shtëpitë e personave të cilët dyshohen për dhënie të sekretit zyrtar, njofton Portalb.mk.

Pas lajmit që u publikua dje se PSP dyshon se ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski i ka dhënë informata sekrete shefit të shtetit Gjorgje Ivanov, Janeva theksoi se nuk mund të komentojë sepse akoma po e analizojnë këtë çështje.

“Nuk mund të konfirmoj asgjë sepse në këtë moment të dhënat që janë marrë akoma po analizohen. Kur do të analizohen komplet  do të njoftojmë. I kam parë shkrimet në rrjetet sociale, nuk mund të konfirmoj, janë vetëm spekulime dhe supozime”, theksoi Janeva.

Sipas saj, dje në mbrëmje ekipet e tyre dhe policia i ka përfunduar bastisjet.

“Gjithçka çka është marrë do të dorëzohet në Prokurori. Mendoj se ajo që e kemi kërkuar dhe gjetëm në shtëpitë, është marrë. Se a janë marrë të gjitha që duhen nuk mund ta them”, tha Janeva

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button