Tevdovski: Kthimi i TVSH-së seriozisht kthehet pa favorizim të firmave

Kthimi i TVSH-së në mënyrë serioze paguhet në firma, injektohet likuiditet, ndërsa madje nuk ka firma të favorizuara gjatë pagesës nga kasaforta, porositi ministri i Financave, Dragan Tevdoski në takimin me kompanitë nga rajoni i Dellçevës.

“Gjëja kryesore në këto muaj është lirimi i klimës afariste, të mos ketë presione dhe tensione, edhe në gjithë këtë periudhë, kthimi i TVSH-së seriozisht paguhet, nuk ka firma të favorizuara në kasafortë dhe shumë më shumë është kthyer tek firmat si kthim i TVSH-së, do të thotë firmat injektohen me likuiditet”, tha Tevdoski.

Në takim lidhur me rritjen e pagës minimale, Tevdoski theksoi se shteti ka përcaktuar 90 milionë denarë mbështetje mujore për ndërmarrjet për rritje të pagës minimale, ndërsa vegël të këtillë ka në 2/3 e vendeve të BE-së.

“Nëse dëshirojmë që në Maqedoni të mbeten të rinjtë, pagat duhet të rriten. Ngarkesën e rritjes së pagës, një periudhë do ta ketë edhe Qeveria me qëllim që njerëzit që punojnë të jenë të sigurt. Zgjidhja që është propozuar e përmirëson matjen e punës së realizuar, nga njëra anë, norma duhet të jetë e realizueshme dhe ta realizojnë të paktën 80%, nga ana tjetër do të thotë se punonjësi duhet ta përmbush që të merr pagë më të madhe. Kyçe është se pagat duhet të rriten që njerëzit të kenë të holla për të jetuar”, theksoi Tevdoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button