Shapuriq dhe Martens biseduan për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Avancimi i bashkëpunimit edhe ashtu të mirë mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ishte temë bisedimi në takimin e djeshëm të punës mes ministrit për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq dhe drejtorit të Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni, Patrik Martens.

Drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane Martens, informojnë nga Kabineti i ministrit Shapuriq, e njoftoi ministrin me përgatitjet e Delegacionit për vendosjen e pilot projektit për edukimin e personelit teknik të punësuar në fabrika vendore dhe në fabrikat e investuesve të huaj, me theks të posaçëm në mirëmbajtjen e pajisjes së sofistikuar dhe makinave të sofistikuara, që do të kontribuonte drejt uljes së kuadrit deficitar profesionist në shtet.

Martens, e paraqiti edhe përcaktimin e delegacionit për bartjen e përvojave gjermane të cilat në të ardhmen do të shfrytëzoheshin në sistemin arsimor të Maqedonisë, si dhe për planet e tyre për promovimin e Republikës së Maqedonisë si vend i volitshëm për investim dhe potencialin eksportues të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button