Jahjaga fton Angelina Jolie-n në Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në hapjen e samitit të tretë ‘Women in the World’ (Gratë në Botë) të organizuar nga ‘Newsweek’ dhe ‘The Daily Beast’, që po mbahet në Nju Jork.

Jahjaga pati një takim me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albrigt, me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde dhe ambasadoren e OKB-së, aktoren e famshme hollivudiane, Angelina Jolie.

Duke përfituar nga rasti, Presidentja e Kosovës i bëri një ftesë të hapur Jolie që të vizitojë Prishtinën dhe të ndihmojë vendin në zhvillimin e kinematografisë kosovare. Aktorja u përgjigj në mënyrë pozitive dhe deklaroi se do të marrë në konsideratë një vizitë në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button