Forcat turke shkatërruan strehimore të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë shkatërruar pozita ushtarake dhe strehimore të pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatmadhoria e Turqisë njoftoi se TSK-ja vazhdon luftën kundër pjesëtarëve të organizatës separatiste në veri të Irakut. Aksionet kryhen në rajonin e Kandilit në veri të Irakut dhe në Ovacik në Tunceli.

Gjatë aksioneve ajrore në rajonin Ovacik janë neutralizuar dy terroristë për të cilët është vërtetuar se përgatitnin sulme.

Organizata terroriste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA, dhe Bashkimin Evropian.

Përveç në Turqi, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe në Siri, ku vepron dega e PKK-së PYD/YPG. Mali Kandil, Gara, Metina dhe Zap gjenden në veri të Irakut, përgjatë kufirit turko-irakian. Bëhet fjalë për rajon i cili cilësohet si djep i lëvizjes terroriste PKK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button