Sulmuesi i Shekerinskës u deklarua fajtor

Pançe Angellov i cili e sulmoi Radmilla Shekerinskën gjatë dhunës në Kuvend më 27 prill, sot në Gjykatën Penale të Shkupit u deklarua fajtor.

Angellov deklaroi se ndjehet fajtor për veprën penale që është theksuar në aktpadi.

Ai gjatë dhunës në Kuvendin e RM-së e tërhoqi për flokë Shekerinskën, pasi u godit me një stativ metali në kokë.

Në aktakuzë theksohet se Angellov ka qenë në grupin e parë i cili ka hyrë në Kuvend dhe fillimisht i ka dërguar kanosje liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ndërsa më pas e ka sulmuar Shekerinskën.

Seanca paraprake, më 19 shtator, u anulua me kërkesë të avokatit të të akuzuarit i cili kërkoi kohë që të përgatitet procedura gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button